Tentoi të kalonte 8 shtetas në mënyrë të paligjshme drejt BE-së, arrestohet 44 vjeçari në Shkodëer
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Prill 2021, 08:43
Një 44 vjeçar ka rënë në pranga e policisë së Shkodrës pasi tentoi t’i jepte ndihmë 8 shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit.
Sipas njoftimit të policisë, shtetasi G. H., 44 vjeç, banues në Tiranë, është kapur në aksin rrugor Shkodër - Hani Hotit, duke transportuar me një mjet tip “Fiat”, 8 shtetas të huaj nga vendet e treta, drejt Malit të Zi, me destinacion final vendet e BE-së.
Materialet iu referuan Prokurorisë Shkodër për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve.”