Urbani i “Kopshtit Zoologjik” përplaset me murin e Ministrisë në Tiranë, 4 pasagjerë të lënduar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Prill 2021, 07:56
Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në qendër të Tiranës, pranë godinës së Bashkisë së kryeqytetit.
Paprakisht, bëhet me dije se në aksident është përfshirë urbani i linjës së kryeqytetit, “Kopshti Zoologjik”, i cili është përplasur me atë të Tiranës së re.
Mësohet se ka qenë parakalimi i gabuar i autobusit të linjës së Kopshtit Zoologjik që ka çuar në përplasjen me atë të Tiranës së re dhe më pas ka përfunduar duke u përplasur me murin e një ministrie.
Si pasojë e aksidentit 4 pasagjer kanë mbetur të lënduar.
Policia bën me dije se të plagosurit u dërguan në spital, për kontroll mjekësor.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.