U kap duke transportuar 17 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 34-vjeçari nga Fieri

Një 34 vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Korçë pasi është kapur duke transportuar 17 emigrantë të paligjshëm.

Policia bën me dije se arrestimi i tij është bërë në vijim të operacionit të koduar "Perimetri". Mësohet se shtetasit P. L., banues në Fier, po kalonte emigrantët e paligjshëm kundrejt shpërblimit.

Policia bën me dije se 34-vjeçari u arrestua në Bilisht-Korçë, në afërsi të fshatit Cangonj, Devoll, duke transportuar me një mjet furgon tip "Fiat" 17 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.