Meta: Në Kukës u ul avioni nga Rinasi në Kukës, jo nga Londra, aeroporti është bërë kur isha unë kryeministër

Kreu i shteti, ilir Meta përmes një daljeje për shtyp ditën e sotme tha se i fton qytetarët që të ndjekin Facebook-un e tij për zhvillimet e politikës dhe të vendit.

Sipas Metës, dje në Kukës u ul avioni i parë nga Rinasi në Kukës, jo nga Londra, dhe shtoi se Aeroporti është bërë kur vetë ai ishte kryeministër.

Meta: I ftoj të gjithë deri në 25 prill të ndjekin Facebook-un tim sepse nuk mund t’i bëj sponsor pasi mund të ndodhë që televizionet mund të mbyten me reklama meqë janë zgjedhjet dhe qytetarët të dëgjojnë gënjeshtra si ajo që pamë dje që në Kukës u ul avioni i parë nga Rinasi në Kukës, jo nga Londra.

Avioni i parë është ulur para 20 e ca vitesh. Aeroporti është bërë kur Ilir Meta ishte kryeministër. I vuri dhe emrin e mikut të Shqipërisë Zayed. Aeroporti u bllokua nga ish-kryetari që u bë kryeministër pasi ika unë i cili fiku investimet e Emirateve të Bashkuara. I pari që është ulur atje ka qenë princi i kurorës.