"Thuaj babit të mos pijë"/ Meta: Patronazhistët kanë folur edhe me vajzën time
Presidenti Ilir Meta, gjatë konferencës së pasdites për shtyp, teksa deklaroi se të gjithë shqiptarët janë nën survejim, u shpreh se patronazishtët nuk kanë kursyer as vajzën e tij të vogël, të cilën e ka pikë të dobët.
Ilir Meta: “Më ngacmojnë dhe gocën e vogël që e kam pikët të dobët dhe para pak ditësh kur dhashë një intervistë i kishin çuar patronazhistët një lajm, të një agjensie lajmesh. Sikur unë kisha sulmuar gruan e zotit Gjiknuri dhe ajo më thotë: babi, të lutem mos pi më! Se i thonë patronazhistët që unë pi shumë. Dhe humbas qetësinë dhe humbas kontrollin. Babi mos pi më, të lutem. Babi nuk ke pse merresh me gruan e tjetrit, më thotë mua. Jo moj të keqen babi nuk jam marrë me gruan e tjetrit. Ja shikoje dhe më dërgon lajmin. Shoh lajmin unë "“ta marr vesh Damiani me Gruan e tij”. Oh! Ç'është ky lajm?! Mos kam bërë ndonjë lapsus?! Jo të keqen babi, unë thashë Damiani me Gurunë e tij. Marrë Tedin urgjent, çfarë është ky lajm? Se unë nuk merrem as me gratë e të tjerëve, as me gratë e shokëve...! Se i dinë pikat e dobëta. I thonë thuaj babit të qetësohet, thuaj babit të mos pijë shumë. thuaj babit të ruajë figurën e presidentit"
"Jemi në disa ditë mjaft historike për 100 vitet që vijnë. Ndaj i ftoj të gjithë deri më 25-26 prill të ndjekin Facebook-un tim sepse nuk mund t’i bëj sponsor se jam president dhe nuk më shkon se mund të mbyten në reklama”, shtoi Meta.