Biznesmeni: U ankova për licensën, Blendi Gonxhe më çoi postimin tim në Facebook

Sipërmarrësi denoncon skandalin, Mane: Biznesi im është gjobitur, shkak bindjen politike

Presidenti ilir meta publikoi dëshminë e parë të skandalit të databazës së votuesve të krijuar nga partia socialiste. në selinë e kreut të shtetit sipërmarrësi Erion mane tregoi se është gjobitur në mënyrë të paligjshme me dhjetëra herë ndërkohë që pasi ka kërkuar anulimin e gjobave, jo vetëm që nuk ka marrë përgjigje por i janë dërguar në telefon fotografi të postimeve që ka kryer në rrjetet sociale ku mbështet LSI-në.

Presidenti Ilir Meta publikoi pasditen e të hënës një rast konkret se si të dhënat personale të qytetarëve shqiptarë përdoren nga qeveria për t`i shantazhuar ata.

Nga selia e kreut të shtetit Erion Mane, sipërmarrës në fushën e turizmit denoncoi me fakte se si biznesi tij është gjobitur për muaj me radhë për shkak të bindjeve të tij politike.

Mbi këtë shqetësim Mane ka komunikuar me Blendi Gonxhen, Drejtor i DPSHTR-së, i cili fillimisht i premtoi zgjidhje por pasi informohet për aktivitetin e tij në rrjetet sociale, ndërpret komunikimin me sipërmarrësin.

Mane thotë se pas gjithë kësaj ndodhi fshihen patronazhistët, të cilët sipas tij kanë çdo informacion mbi të, familjen e tij dhe biznesin që drejton.

Nisur nga kjo situatë sipërmarrësi thotë se do të kërkojë azil politik.

Presidenti Meta tha se biznesmeni Mane do të jetë në mbrojtjen e tij teksa përcolli edhe një mesazh për mazhorancën.

Kreu i shtetit paralajmëroi edhe një kallëzim penal për këtë ccështje duke i bërë thirrje prokurorisë që të veprojë.

https://youtu.be/JGVzQEroiuQ

Erjon Mane: Është e lehtë që t'i drejtohemi gjykatë për ta rrëzuar këtë gjë, por procesi zgjat më shumë se sa një vit dhe gjatë kësaj kohe duhet të qëndroj pa punë. Ky është zoti Blendi Gonxhe dhe numri i telefonit për ta parë nëse është i saktë. I kam shkruaj zotit Gonxhe duke i thënë se kam 2 vite që merrem me një gjë të tillë për heqjen e certifikatës turistike.

Ai më shkruan se është gabim i policisë dhe më ka thënë se po lidhet mbi rastin. Ndërsa unë i them se paguaj lekë për të njëjtën gjë për të më njohur subjektin tim. Ai më thotë se nuk duhet të paguajë asnjë. Ai më drejtohet se pse kam paguar 8 milionë dhe më thotë se do të hapë çështje ndaj policisë dhe institucionet. Më dërgon edhe aktin që është rrëzuar licenca me pa të drejtë.

Kështu ai më thotë se nuk duhet të paguaj asgjë askund dhe do të vijë komisioneri me ty për të marrë letrat. Më pas në shkurt unë kam bërë një postim ne foton e zonjës kryemadhi dhe nën këtë postim futet z. Gonxhe dhe shkruan se ai duhet të jetë një mollë e kalbur.

Pas këtyre gjërave më fillojnë të më vijnë patronazhistët me foto të familjarëve të mi dhe me detaje të jetës së tyre. Patronazhist im thotë se jam votues për LSI-në, ndërkohë që shoh në databazë edhe biznesin tim turistik. Edhe pse fotoja me thënien e Monikës ishte para dy muajsh, por duket se fotoja ka qarkulluar te patronazhisti gjatë gjithë kësaj kohe. Ndërkohë unë do të kërkoj azil politik kështu si ka vajtuar situata. Unë mund të postoj foto të presidentin, kryeministrit nga kushdo tjetër që unë dua.

https://youtu.be/k8TCqYM7MDI