“Më ndjekin njerëz nga prapa”/ Flet babai i autorit të sulmit në xhami: Kishte raste kur çohej jerm nga gjumi

"Ora News"  ka siguruar rrëfimin e babait të Rudolf Nikollit, i riu që sulmoi sot me thikë 5 besimtarë myslimanë.

Ngjarja ndodhi tek Xhamia “Dine Hoxha” në rrugën e Kavajës. Babai i tij thotë se Rudolfi është shprehur se e ndiqnin disa njerëz nga mbrapa të cilët donin ta vrisnin.

"Gjatë kohës kur ishte i qetë e kam pyetur bir po çfarë ke, pse je kaq i irrituar dhe më tha :"Babi mua më ndjekin njerëzit nga mbrapa."

"Se kush janë ata njerëz  që më ndjekin mua nga mbrapa unë nuk e di," tha, "unë e di se do më vrasin, unë e di se do më zhdukin, shumë njerëz më vijnë nga mbrapa," më tha.

Tani ose e kanë ngacmuar, ose ai e ka tamam origjinale këtë punë unë nuk e di. Kur unë rrija aty i qetë me të ai këtë fjalë më ka thënë.

Kishte raste kur ai çohej jerm, çohej disa herë jerm.

Unë mendoj se ka pasur kërcënime, e kanë ndjekur njerëzit. Unë i kam thënë nëse ke bërë gjë më thuaj t'i paguaj unë borxhet, sa borxhe të kesh ti. 

Lexo edhe: Sulmi në xhami, të plagosurit me dëmtime në kokë e gjymtyrë, pritet të dalin nga spitali 4 prej tyre

E largova nga shtëpia që ishte te stadiumi kombëtar "Qemal Stafa"  e çova në një shtëpi tjetër, i mora një shtëpi tjetër me qira se gjasme sikur ishte vend i keq ai që e ndiqnin çunin.

I thashë po tani të ndjek njeri dhe më ka thënë që vazhdojnë të më ndjekin të njëjtën persona. Ai te Xhamia te rruga e Kavajës shumë rrallë ka shkuar të falet, por ai u largua nga xhamia te Rruga e Kavajës dhe vazhdoi shkoi në Xhami tjetër.

I thashë mos shko në Xhami meqë e shikon që nuk të duan njerëzit se të thonë je 'kaur'.

Këtë punën e xhamisë e ka vazhduar që në shkollë të mesme, është falur që në shkollë të mesme.

Lexo edhe: Tirane/ Hyn në xhaminë e Rrugës së Kavajës e sulmon me thikë 5 besimtarë

Kam parë disa njerëz nga Peshkopia, madje njërin nga këto e kam kapur se e kam ruajtur çunin dhe i kam thënë mos të shoh më të vish afër çunit tim. Nuk e njoh si fytyrë vetëm se ishte mjekrosh dhe ai nuk ka ardhur më. Disa njerëz e ndiqnin, nga Peshkopia. Çunit kam frikë se i kanë futur ndonjë ilaç dhe është me të vërtetë i degraduar ose e ka nga stresi që e kanë kthyer në Rinas.

Ky ka qenë në rregull dhe e kanë kthyer mbrapsht ata të Rinasit dhe i kanë përmendur a ke qenë Maqedoni? Po i ka thënë, nuk i ka treguar, nuk ka qenë në gjendje t'i tregojë se në çfarë datë është kthyer, çfarë date ka ikur sepse e ka harruar datën ai për momentin dhe ai i Riansit e ka kthyer mbrapsht. Ai ishte nisur për Itali, që aty çuni ka filluar ka shkalluar, ka ikur komplet nga truri."