Pandemia ndihmon grabitësit/ Nga 1 marsi, 33 të arrestuar, shumica minorenë

Policia e Tiranës nga 1 marsi e deri tani ka arrestuar rreth 33 persona për vjedhje. Në të shumtën e  rasteve, perveç maskimit me kapuç grabitësit përdorin për kamuflazh edhe maskën anticovid.  

Vjedhjet në kryeqyetet janë të shumta e zbulueshmëria është e ulur.
Nga 1 Marsi, policia e Tiranës ka arrestuar rreth 33 persona të cilët kryenin grabitje banesash apo bisnesesh.

Bazuar në këto të dhëna shumica e autorëve janë të mitur. Sipas burimeve për gjatë marsit, të proceduar në gjendje të lirë janë rreth 10 minorenë.

Uniformat blu kanë vërë re se në të shumtën vjedhjeve kryhen nga individë të kamufluar mirë. Ata pajisen me maskë anticovid si dhe një kapele.

Policia ka evidentuar dhe lagjet e shënjestruara. Farmacitë, dyqanet e argjendarive apo aksesorëve të cilët ndodhen në zonën e Myslym Shyrit, Rruga e Kavajës por edhe 21 dhjetori, janë më të preferuarat për grabitesit.

Ndërsa në zona si ish-stacioni i Trenit, Medreseja apo 5 Maj, janë regjistruar shumë vjedhje banesash. Referuar burimeve policore vitet e fundit vihet re një numër i lartë i grabitjeve të automjeteve, të cilat më pas përdorën në ngjarje kriminale.