Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim takim me Ardi Veliun: Diskutuam për përgatitjet për zgjedhjet e 25 prillit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Prill 2021, 16:58
Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ditën e sotme është takuar me Drejtorin e Përgjithshëm të Policsë së Shtetit Ardi Veliu.
Lajmin e ka bërë vetë Kim, në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, ku njofton se në takim është diskutuar në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit.
"U takova me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu për të diskutuar përgatitjet për zgjedhjet e 25 prillit. Veliu konfirmoi detyrën e oficerëve të policisë për të qenë profesionistë dhe të paanshëm në zbatimin e ligjit dhe ruajtjen e rendit publik para, gjatë dhe pas zgjedhjeve."- shkruan Kim.