Meta: Çdo qytetar është nën survejim, 10 mijë fuksa janë shtuar në administratën shtetërore vitin e fundit
Gjatë konferencës për shtyp, ku një biznesmen denoncoi shantazhet dhe gjobat e marra nga institucionet shtetërore për shkak të preferencave politike, presidenti Ilir Meta u shpreh se kjo është një skemë e mirëfilltë mafioze dhe se çdo shqiptar është nën survejim.
Më tej, për shkak të sigurisë së biznesmenit, Meta u shpreh se do ti jepte një nga shoqëruesit e tij.
Ilir Meta: “Kurban nuk bëhesh kurrë. Se s’do bëhet demokracia kurban në këtë vend. Kemi të bëjmë me një person konkret, emër konkret e sipërmarrje konkrete. Ka dhe shumë të tjerë, në orë dhe ditët në vijim do të shohim dhe gjera më të rënda, Mënyra e shantazhimit ndaj tyre për shkak të bindjeve politike, ajo dua të them me bindje të plotë është; se kjo është skemë mafioze, tip gestapo. Që do të thotë se çdo qytetar është i survejuar, çfarë poston, çfarë bën like. Kjo që i ka çuar zoti Gonxhe zotit Erjon, si fillim i ka thënë; ke të drejtë. Por pas gjysmë ore, është informuar dhe ka thënë; si do ia zgjidhim këtij ne? Ky ka bërë postime të Monikës, ose do duhet të ndryshojë bindje ose duhet të falimentoj. Ndaj u krijua kjo skemë artificiale, duke u mbytur me gjoba. Më pas të përzihet nga Shqipëria dhe të vijnë ata nga Bangladeshi që nuk kërkojnë të drejta. Dhe unë jam gati madje do të kërkoj që nesër hetimin e kësaj çështje, Jam i zhgënjyer nga zoti Gonxhe.
Se ai ka qenë student i dhjetorit. Madje tha se unë isha horr, presidenti i Republikës. Dhe pse? Sepse në prezencën time një polic bashkiak pa uniformë dhunoi një përfaqësues të FRD. E mos të reagojë. Të dashur sipërmarrës të Republikës së Shqipërisë deri kur do të jetoni me shantazh? Deri kur? 10 mijë fuksa janë shtuar në administratë. 100 mijë vende pune janë mbyllur në Shqipëri nga falimentoni i bizneseve. Nesër do bëjmë padi. Erjonit do i vë një nga shoqëruesit e mi. Siç e kam thënë më i shoqëruar jam vetë".