Sulmi te xhamia/ Ahmed Kalaja: Agresori hyri e sulmoi besimtarët pa thënë asgjë

Imami i xhamisë, "Dine Hoxha" Ahmed Kalaja në një deklaratë për mediat ka thënë se 34-vjeçari që plagosi 5 persona ka hyrë brenda xhamisë dhe ka qëlluar mbi besimtarët pa thënë asgjë.

Sipas tij, dyshohet se agresori është me probleme të shëndetit mendor.  

"Agresori ka hyrë dhe ka qëlluar pa thënë asgjë. Besimtarët ishin të pavëmendshëm. Sipas informacione ka qenë një person me probleme të shëndetit mendor.

Rudolf Nikolli, autor i ngjarjes ka lënë të plagosur pesë persona, Donald Koçi, rreth 35 vjeç, Saba Peposhi, rreth 22 vjeç, Mariglen Konja, rreth 24 vjeç, Kleon Jaupaj, rreth 26 vjeç dhe Anri Tola, rreth 23 vjeç, mes të cilëve është edhe një punonjës i picerisë pranë xhamisë që ka hyrë për të ndihmuar besimtarët. 

Autori aktualisht ndodhet në polici ndërkohë që nuk dihet nëse ka qenë konflikt çasti, sulm terrorist, apo autori ka qenë me probleme të shëndetit mendor.

Lexo edhe: Kokën poshtë dhe shkelma në fytyrë/ Si u neutralizua 34-vjeçari që plagosi 5 persona në xhami

Sulmi në xhami, kreu i KMSH: Të zbardhet sa më shpejt ngjarja që lëndoi besimtarët në këto ditë Ramazani

Sulmi tek xhamia/ Imami Ahmed Kalaja: Sulmoi besimtarët që po adhuronin Zotin, shpresojmë që mos të ketë qenë akt terrorist

Tirane/ Hyn në xhaminë e Rrugës së Kavajës e sulmon me thikë 5 besimtarë