Real Madrid gati të rinovojë me Karim Benzema
Që Benzema është një nga lojtarët e preferuar të Florentino Perez, dihet botërisht por francezi ka qenë gjithmonë protagonist në fushë dhe po udhëheq Real Madridin drejt trofeve të rëndësishëm këtë sezon. Me 25 gola në të gjitha kompeticionet sulmuesi francez është lideri i vërtetë i "los blancos", pa të cilin Zidane vuan shumë ndaj dhe për drejtuesit është momentin që ai të rinovojë kontratën që i skadon në vitin 2022.
Klubi spanjoll ka një politikë të qartë me lojtarët mbi 30 vjeç për të mos u dhënë kontrata të gjata ndaj dhe për 33-vjeçarin zgjatja do të jetë për një sezon tjetër deri në vitin 2023.
Eshtë edhe një arsye tjetër që rinovimi nuk do të jetë i gjatë, e cila ka të bëjë me merkaton në sulm për verën që po vjen. Florentino Perez po mendon për një goditje të madhe si Mbappe ose Haaland dhe sigurisht që krahas aspektit financiar është edhe ai sportiv ku Benzema është titullar i padiskutueshëm dhe ardhja e bomberit norvegjez do ta shtonte konkurrencën në ekip dhe asnjëri prej tyre si Mbappe e si Haaland nuk vijnë në Madrid për të qëndruar në stol.
Rinovimi me Benzema do të zyrtarizohet deri në fund të këtij sezoni teksa palët kanë një akord parimisht mes tyre por për momentin drejtuesit kanë prioritet rinovimet me Ramos, Modriç dhe Lucas Vazquez të cilëve u skadojnë kontratat në Qershor.