Meta i përgjigjet Ramës: Të dashur "patronazhistë", mos e dëgjoni Kryefuksin, regjimi i fuksave ka mbaruar!
Patronazhistët janë kthyer në sinjalizues të debatit publik mes Kryeministrit dhe Kreut të Shtetit. Ilri Meta i është përgjigjur mesazhit të Edi Ramës nga Tirana me anë të një postimi ne rrjetet sociale duke e quajtur atë kryefuks. Presidenti ju drejtohet patronazhistevë duke ju thënë se regjimi i Ramës ka përfunduar dhe me 25 prill do të shërbejë si referendum për rivendosjen e Demokracisë. Meta është i bindur se lideri i PS nuk ka asnjë shenjë për reflektim për të respektuar Kushtetutën, duke i vënë sërish në pah lidhjet e tij me babanë e tij gjatë periudhës së komunizmit.
Presidenti, Ilir Meta, ka reaguar pas deklaratave të Ramës me patronazhistët e PS në kryeqytet.
Në një postim në facebook, Meta u bën thirrje që të mos dëgjojnë Kryefuksin se regjimi i fuksave ka mbaruar.
Rama: Të dashur "patronazhistë", Mos e dëgjoni Kryefuksin se regjimi i fuksave ka mbaruar!Kryefuksi e di më mirë se kushdo tjetër.Nga djali i atij, që firmosi varjen e poetit Havzi Nela dhe për të cilin u shpreh krenar, që ishte në anën e duhur të historisë, shqiptarët nuk mund të presin asnjë reflektim dhe garanci për respektimin e shtetit ligjor dhe të drejtave të tyre kushtetuese.
Presidenti bën thirrje që të gjithë me qetësi dhe vendosmëri të shkojmë drejt 25 Prillit.
Meta: Referendumi për rivendosjen e Demokracisë do triumfojë shumë bindshëm!
Në takimin me të rinjtë e Tiranës, që kryesocialisti i quajti patronazhistët e partisë paralajmëroi Metën dhe Bashën që me 25 prill do t’u tregojë të gjithë informacionin që mazhoranca ka për ta.