Basha kujton zotimin për heqjen e traut të Rrugës së Kombit në Has dhe ironizon fluturimin Londër-Kukës: O i mjerë!
Pas Tropojës ndalesa e radhës e kreut demokrat Lulzim Basha ishte Hasi, nga ku përsëriti zotimin për heqjen e traut të Rrugës së Kombit.
Duke kujtuar mikpritjen e banorëve të kësaj zone për vëllezërit dhe motrat nga Kosova gjatë luftës, Basha tha se nuk do të lejojnë më ndarjen e Hasit nga Prishtina dhe Tirana.
Basha: Hasi i dritës në ditët më të errëta në kombit tonë, dritës së Frang Bardhit, hasianit që ngriti në piedestal gjuhën e shkruar shqipe, Hasi, baza më e fuqishme e UÇK. Hasianët fisnikë, secili prej jush princ mbi pirinca që hapët dyert përt vëllezërit dhe motrat tona edhe në kushtet e varfërisë dhe mjerimit ekstrem. Në 25 prill Edi Rama humb dhe Shqipëria fiton. Një fjalë e kam thënë dhe do ta mbaj, në ditët e para të qeverisë trau i Rrugës së Kombit do të hiqet. Ne që punuam me mish dhe shpirt për të bashkuar Hasin e ndarë padrejtësisht nga Tirana dhe Prishtina, nuk do të lejojmë një ndarje të tillë.
Nga Hasi Basha foli edhe për emgrimin masiv të të rinjve të gjithë pjesës verilindore të vendit, teksa nuk la pa ironizuar edhe fluturimin Londër-Kukës ditën e sotme që do të shënojë kështu dhe hapjen zyrtare të aeroportit të Kukësit.
Basha: Me votën tuaj në 25 prill le ta ndajmë tranzicionin nga ekopa e re që po hapim, e rinisë hasiane, e rinisë kuksiane, e Shqipërisë si gjithë Europa. 8 vite janë një kohë shumë e gjatë për ta provuar një njeri. 8 vite Hasi e ka provuar Edi Ramën siç e ka provuar gjithë Shqipëria. 8 vite dështime, premtime të pambajtura, varfëri, shpunësim, emigracion, largim masivi më të mirëve, i djemve, dritës së syrit të nënave të tyre nga Hasi, Kukësi dhe Tropoja.
O i mjerë që mendon që me një ditë, me një fluturim mund të lash 8 vite borxh ndaj këtyre banorëve që i fyen në mençurinë e tyre, këtë trevë që mençurinë dhe trimërinë ja ka dhënë gjithë shqiptarëve. Nuk ka dhe nuk ka për të pasur amnisti për dështimet 8-vjeçare të Edi Ramës sepse shqiptarët janë të bashkuar, të bashkuara janë nënat që kërkojnë ti mbajnë fëmijët e tyre këtu, qytetarët që kërkojnë punë në vendin e tyre, fermerët e Hasit që duan të njëjtin trajtim si fermerët matanë Qafës së Prushit, duan ndryshim dhe ndryshimi është në dorën tuaj në 25 prill.