"Do ta mposhtim bashkë këtë pandemi", Soreca i lumtur për ardhjen e 40 800 vaksinave AstraZeneca
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Prill 2021, 09:00
Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca, ka reaguar lidhur me mbërritjen e 40 800 dozave të vaksinës AstraZeneca dje në Rinas.
Në një postim në twitter, Soreca shprehet se është i lumtur që Shqipëria mori dorëzimin e dytë nga COVAX prej 40,800 vaksinash për të luftuar Covid 19.
"BE dhe shtetet anëtare të saj janë krenare që kontribuojnë me 2.2 miliardë € për COVAX" shkruan Soreca.
Më tej diplomati europian nënvizon se BE është këtu për të mbështetur njerëzit dhe për të mposhtur së bashku këtë pandemi.
Në ditët në vijim Shqipëria pret mbi 250,000 vaksina AstraZeneca nëpërmjet instrumentit COVAX.