Digjet makina e zyrtarit të Partisë Demokratike në Vaun e Dejës
Kjo është ajo çfarë ka mbetur nga makina e Ariston Drinit, kryetarit te grupseksionit të Partisë Demokratike në Shelqet të bashkisë Vau i Dejës.
Gjithçka ka nisur rreth orës 01:30 të mesnatës, kur ai ka dëgjuar një shpërthim të fortë në oborr, ndërsa menjëherë ka dalë jashtë dhe ka parë makinën e tij në flakë.
Ai ka lajmëruar policinë, e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka bërë kqyrjen paraprake të vendit të ngjajes dhe ka nisur hetimet.
Vetë zyrtari i Partisë Demokratike, deklaron se nuk ka asnjë konflikt me pesona të tjerë.
"Policia ka bërë 4-5 foto dhe ka ik. Të shohim përgjigjen. Nuk kam konflikt me asnjë person, nuk e kam idenë për këtë ngjarje."
Mes pistës së djegies aksidentale, sipas informacioneve të siguruara policia po heton edhe pistën e konflikteve për shkak të fushatës elektorale, duke qenë se jemi një javë para zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare.