KQZ letër PS-PD: Hiqni posterat elektoralë nga godinat e institucioneve publike!

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve u është drejtuar me një letër dy partive kryesore në vend, PD dhe PS, ku u kërkon të heqin  posterat elektoralë nga godinat publike.

Partia Socialiste, materialet propagandistike të fushatës i ka shfaqur  në disa institucione publike në gjithë vendin, si Bashkinë e Gjirokastrës, Radio Shkodrën etj.

Ndërsa rasti i parë i afishimit nga ana e koalicionit opozitar PD-AN,  ishte ai te Universiteti Politeknik i Tiranës.

Sipas ligjit, ndalohet afishimi i materialeve propagandistike në fasadat e godinave të banimit, institucionet publike apo ambientet rrethuese pranë tyre, parqet, në pemët e qytetit dhe shtyllat e ndriçimit.