I dënuar me 16 vjet burg në Itali për vrasje, kapet në Fier 43-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Prill 2021, 10:24
Policia e Fierit ka vënë në pranga një 43-vjeçar të dënuar në Itali për vrasje.
Bëhet fjalë për shtetasin Edmond Braka, i dënuar me 16 vite burg, për veprën penale "Vrasje me dashje".
"Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Genovas, Itali e ka dënuar me 16 vite burgim, për veprën penale "Vrasje me dashje".
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.