Gjiknuri: Meta e përdori rrugën e Selenicës për interesa politike, PD po bën presion për vota
Socialilistët në Vlorë kërkojnë të marrin 8 mandate me një fushatë agresive kundër presidentit Meta dhe kandidatëve të PD. Sipas drejtuesit politik Damian Gjiknuri, Kreu i Shtetit për përdor detyrën shtetërore për interesa politike, ndërsa opozita sipas tij po shtantazhon votuesit në qytetin bregdetar.
PS në Vlorë nuk e ndal retorikën politike me presidentin e Republikës Ilir Meta.
Gjatë takimit me banorët e Selenicës, drejtuesi politik socialist Damian Gjiknuri ka rikthyer në vëmendje debatin mes qeverisë dhe Kreut të Shtetit për rrugën Peshkëpi-Selenicë, duke e akuzuar Metën se e përdori këtë rrugë për përfitimi politike.
“Këtu po realizohen ëndrrat qindra vjeçare sikurse ishte rruga e Lumit të Vlorës. Gjithashtu me këtë segmentin e fundit Pershkëpi- Selenicë, një kërkesë e kahershme e juaja me të cilën fatkeqësisht të tjerët u munduan të bëjnë dhe politikë. Erdhi dhe Presidenti këtu na përçau, tha unë po vi të interesohem për rrugën. Kur e ftuam të ishte në inaugurim në fillimin e punimeve nuk na erdhi se kishte hallin e politikës. Ta gezoni rrugën e re".
Për të sulmuar PD, socialistët nënvizojnë faktin se kandidatët e opozitës nuk kanë lidhje me zonen, ndërsa Gjiknuri hodhi dyshime se demokratët po tentojnë të blejnë vota.
"Nuk i merr dot pesë PD-ja këtu, do të thotë se është një kandidat që lufton për ca vota për interesat e tij. Bëhet edhe ndonjë presion këtu, se më vinë fjalët dhe do të këtë hetim për ato gjëra, ndaj i bëj thirrje atij lëri punëtorët në fatin e tyre se boll i shfrytëzoni aty. Mos ju bëni presion për vote".
Socialistët për mandatin e tretë synojnë të marrin 8 mandate në Vlorë, kufi në të cilin kanë vendosur emrin e kryesocialistit Edi Rama.