Trafiku i 137 kg kokainë/ Malindi humb betejën me Gjykatë Kushtetuese
Gentian Malindit i akuzuar si organizator për trafikun e 137 kg kokainë e ardhur nga porti i Greqisë drejt portit të Durrësit ka humbur bëtejën në gjykatës Kushtetuese.
Përmes kërkeses së babait të tij, Ilir Malindi, ai ankimoi në Gjykatën Kushtetuese vendimin e OFL për automjetin e sekuestruar .
Në vendimin e zbardhur thuhet se kërkuesi nuk provoi pasojat e ardhura nga OFL. Po ashtu në raportin e hartuar në këshillin gjyqësor thuhet se sipas legjislacionit ankimuesit duhet të ezaurojnë gjykatat më të ulëta e më pas të bëjnë kërkesë në institucionin më të lartë të drejtësisë.
Dosja e 137 kg kokainë ka përfundur hetimin dhe çështja është dërguar në Gjykatë, e ndërsa Gentian Malindi vijon të jëtë në kërkim.
Për këtë dosje të pandehur janë marrë 3 persona Gentian Malindi, si dhe Altin Myslihaka dhe Adrian Bega të konsideruar bashkëpunetorë. Ndaj tyre janë ngritur akuzat për trafikim të narkotikëve në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Për këte çështje në burg janë Ardian Bega i cili mbante detyrën e oficerit të sigurisë në portin e durrësit si dhe Altin Myslihaka.