Pas skandalit në e-albania AKSHI nuk reflekton, tjetër tender pa garë, 61.8 milionë lekë pa konkurim
Disponimi i të dhënave personale të zgjedhësve nga Partia Socialiste ka marrë përmasat e një skandali. Pas publikimit të materiali nga Lapsi.al dhe në media të tjera SPAK ka nisur hetimet, por pa mundur të marrë materialin nga E albania nga ku dyshohet se janë marrë
Por nuk është vetëm ky problemi shqetësues për AKSHIN. Në të dhënat e Agjencisë së Prokurimeve publike rezulton se ka a vijuar me dhënien e tenderave përveçse me shifra të konsiderueshme, edhe pa konkurencë.
Së fundmi është shpallur fituesi për ‘Mirëmbajtjen e sistemit të integruar të bashkëqeverisjes dhe sistemit elektronik të investimeve të huaja’ me fond limit 65.7 milionë lekë. Por edhe në këtë ka shprehur interes vetëm 1 bashkim operatorësh.
IKUB Info dhe InfoSoft Systems u shpallën kështu fituesit e procedurës me ofertën e paraqitur prej 61.8 milionë lekësh.
Këto dy subjekte para pak ditësh kanë siguruar edhe një kontratë tjetër po nga institucioni i drejtuar nga Mirlinda Karçanaj, këtë herë duke larguar pjesëmarrësit nga gara.
Bëhet fjalë për mirëmbajtjen e sistemit të menaxhimit të burimeve njerëzore të administratës publike me fond limit 31.5 milionë lekë.
Në të shfaqën interes 3 kompani, dy prej të cilave u skualifikuan me argumentin se nuk përmbushin kërkesat e tenderit.
Në këtë mënyrë fituesi u zgjodh bashkimi i operatorëve “Infosoft Systems” SHPK dhe “IkubINFO” me vlerën e paraqitur prej 29.1 milionë lekësh.
E ndërkohë drejtoresha e këtij institucioni, Mirlinda Karçanaj duhet të merrte masa në lidhje me skandalin e të dhënave, vazhdon të rendisi tendera pa garë me vlera tepër të larta.