Gjiknuri: Vlora nuk është fuçi baruti, ta hedhë në erë Meta
Vlora vazhdon të mbetet molla e sherrit mes socialistëve dhe presidentit Ilir Meta.
Kreu i shtetit akuzoi socialistët se kanë importuar zyrtarë nga tirana për të blerë vota dhe për të ushtruar presion.
Por drejtuesi politik i mazhorancës në këtë qark shigjeton LSI si institucion të korrupsionit.
"Na sollën përforcime nga Tirana. Erdhi presidenti. Ngriti shtatmadhërinë e tij politike këtu e tha do të shpëtoj Vlorën nga korrupsioni zgjedhor.”
Gjiknuri shprehet i bindur se do të marrë 9 mandate në 25 prill e për këtë shprehet se e ka kuptuar edhe opozita
“Erdhi zotëria e nisi me përçarje e thirrje vëllavrasje. Ai mendon se Vlora është fuçi baruti që ai do të hedhë shkrepësen e vlonjatët do të shpërthejnë"
Edhe një herë Gjiknuri theksoi se në mandatin e tretë investimet do të kenë në fokus zonat rurale por dhe ujësjellësit.