Bledi Çuçi: Do i sjellim Gjirokastrës turistët
Drejtuesi politik i partisë socialiste në Gjirokastër shprehet i sigurt për marrjen e mandatit të tretë.
Në takimet e zhvilluara me mbështetësit, Bledi Çuçi shprehet se në tetë vite socialistët kanë mbajtur premtimet.
''Projekte të financuara. Kemi baypasin, një projekt gjigant. Një nga ato projekte që i vjen qytetit njëherë në njëqind vjet. Që do ta ridimensionojë sërish lëvizjen urbane, qarkullimin, trafikun urban.''
Çuçi theksoi se projektet në Gjirokastër do të vazhdojnë në mbështetje të turizmit
''Po e bëjmë ndërkohë Muzeun Etnografik. Me një nga kuratorët më të mëdhenj dhe më me zë në botë sot, Hernandez. E të gjitha këto plotësojnë buqetën, ofertën turistike për Gjirokastrën. E pra këto do sjellin turistët.''
Një tjetër pikë e fortë sipas çuçit është dhe vazhdimi i legalizimit të banesave informale.