Shtohen aksidentet, eksperti i qarkullimit: Problem infrastruktura dhe mungesa e sinjalistikës

Shifrat e larta të aksidenteve rrugore mbetën shqetësuese edhe në 3 mujorin e parë të vitit 2021. Nga janari deri në fillim të prillit në vend kanë ndodhur 413 ngjarje rrugore me 52 viktima, sa dyfishi i një viti më parë. Ekspertët thonë se shkak i kësaj situate është puna e policisë rrugore, por edhe mungesa e sinjalistikës.

Shifrat e larta të aksidenteve rrugore mbeten shqetësuese në 3 mujorin e parë të viti 2021.

Gjatë kësaj periudhe janë regjstruar 413 ngjarje të rënda rrugore, me 52 viktima.

Eksperti i sigurisë rrugore, Arben Luzi, thotë se kjo situatë krijohet nga fakti se policët janë më të angazhuar ne zhbllokimin e trafikut se sa në parandalimin e aksidenteve.

"Me këtë situatë ku pjesa më e madhe e rrugëve janë në rindërtim, janë në bllokim, ku trafiku është i ngadaltë ata merren më shumë me zhbllokimin e trafikut sesa me konstatimin e kundravajtjeve që sjellin edhe pasoja në jetën e njerëzve."

Sipas specialistit, problem shqetësues mbetet edhe sinjalistika rrugore.

"Ka ndikesën e vet dhe infrastruktura rrugore, sinjalizimet. Ka shumë rrugë në Tiranë që janë njëkalimshme, sot mungon fare sinjalizimi rrugor te ato. Tabela ndalim-kalimi në disa rrugë është zhdukur."

Një ditë më parë një 19 vjeçarjeve humbi jetën si pasojë e një aksidenti në Divjakë.

Makina me të cilën po udhëtonte e reja së bashku më të fejuarin e saj dhe nje mikun e tyre doli nga rruga dhe u përplas me një pemë.

Aksidente janë regjistruar në të gjitha qarqet e vendit gjatë muajve të fundit.