Haçkaj: Kartat ID janë të vjedhura, çfarë sigurie kemi ne që nuk votohet në emrin tonë?
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Prill 2021, 23:17
Në Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora, Florian Haçkaj nga Diaspora për Shqipërinë e Lirë u shpreh se kartat ID janë të vjedhura sot dhe mund të keqpërdoren.
Haçkaj: Unë shoh që kartat ID janë të vjedhura sot dhe mund të keqpërdoren. Çfarë sigurie kemi ne që nuk votohet në emrin tonë. Unë njoh persona që s'kanë votuar fare. Është rreziku që këto karta mund të riprodhohen dhe mund të votohet.
Kam njerëz që janë socialistë të betuar dhe i kanë marrë në telefon për kartat për 20-30 persona. Me këtë lloj skandali që doli sot këta i kontrollojnë njerëzit përmes këtyre patronazhuesve.