Meço publikon mesazhin: Databaza me të dhënat personale ka dalë nga zyrat e Bashkisë Tiranë

Në Tempora në RTV Ora, nga Sonila Meço përmes një mesazhi të ardhur në telefonin e saj nga një ish-punonjëse në bashkinë e Tiranës, bëri me dije se të dhënat personale të dala në publik kanë rrjedhur nga Bashkia e Tiranës.

Meço: Në një mesazh një zonjë që ka punuar në Bashki më thotë se të dhënat personale kanë dalë nga bashkia e Tiranës. Kjo zonjë më thotë se ky është i turpshëm, por shton se këto të dhëna janë marrë nga njësitë bashkiake.

Unë di që kryebashkiaku ka folur dje vetëm në studion e kolegut Balla për këtë çështje dhe ka sulmuar portalin Lapsi.al.