Me shami dhe në xhaminë Al-Aqsa, urimi i veçantë i Silva Cakës për Ramazan
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Prill 2021, 13:11
Ish deputetja dhe kandidatja e LSI në zgjedhjet e 25 Prillit, Silva Caka, ka gjetur një mënyrë shumë të veçantë për të uruar muajin e shenjtë të Ramazanit.
Ajo është ndër të paktët shqiptarë që kanë patur fatin të vizitojnë xhaminë Al-Aqsa në Jeruzalem, një ndër tre vendet e shenjta për botën islame, raporton Ora News.
“Një nga ndjesitë më të bukura në jetën time, është padyshim vizita në xhaminë e Al-Aqsa.
Nëpërmjet këtij mesazhi, dua t'iu uroj një muaj të mbarë sakrifice gjithë besimtarëve myslimanë!
Qoftë i lehtë muaji i madhërishëm i Ramazanit dhe sakrifica u pranoftë!”, shkruan Caka në postimin e saj.

Lexo edhe: Nis muaji i Ramazanit, urimet e politikës: Agjërim të lehtë e të pranuar