Rama i qan hallin vetes në Librazhd: Më shumë se një vit që nuk qesh

Takimet me strukturat socialiste, kryesocialisti i ka kthyer në refleksione për përjetimet e tij gjatë 8 viteve të pushtetit.

Një strategji tjetër elektorale e Kryeministrit, i cili përdor komunikimin emotiv për t’u shkuar me sa më afër qytetarëve pak ditë para zgjedhjeve.

Me të rinjtë e Librazhdit, Rama tregoi përjetimet e vështira që nga nëntori i 2019.

"Nuk është e lehtë të qeshësh sepse për mua u bë tani më shumë se një vit që ka qenë një kohë jashtëzakonisht e vështirë. Ndryshimi në jetën time aty lart, në majë ishte shumë i madh," thotë Rama.

Për të “pastruar” figurën e tij në opinionin publik, Rama kujdeset që fjalën arrogant ta zëvendësojë më kokëfortësinë.

"Më shumë se sa arrogant, unë do të thoja kokëfortë. Morëm rrugën deri në New York për të takuar të parin e Pfizer, nuk i dola nga zyra deri në momentin kur i mora fjalën se ne do të kishim një kontratë," shprehet ai.

Për të mos përsëritur rezultatin e 2011 në Bashkinë e Tiranës që u fituar nga kundërshtari i tij demokrat, Edi  Rama solli në rikujtesë premtimet parealizueshme të  Lulzim Bashës.

"Fjeti gjumë 4 vjet, çfarë zgjedhje është kjo? Dil nëpër Shqipëri me makina, me bori, me flamuj e me dy gishta dhe pastaj ulu këmba mbi këmbë dhe fillo tregoji të rinjve përralla me mbret," shprehet Rama.

Në fund të takimit kryesocialiti nuk ka la pa hedhur akuza ndaj opozitës, si forca që sipas tij do ta djegë Shqipërinë.

"Mos lejoni të ndizet zjarri," përfundoi Rama.

Lexo edhe: Denoncimi te Berisha/ Gjimnazistët nxirren nga mësimi për takimet e Ramës: “Nuk ka mungesa për pjesëmarrësit”