SPAK, letër e-Albanias dhe PS-së: Na vini në dispozicion databazat
Një ditë pas nisjes së hetimeve Prokuroria e Posaçme në lidhje me përdorimin e të dhënave personale, SPAK i ka nisur shkresa të gjitha institucioneve për t’i vënë në dipozicion kopje ta databazeve që kanë në përdorim.
Mësohet se shkresë përveç AKSH-it që administron e-Albanian i është dërguar edhe Partisë Socialiste, si dhe medias që publikoi të dhënat për ti vënë në dipsozicion një kopjo të databazeve ne menyrë që të bëhet verifikimi.
Lexo edhe-Databaza e e-Albania do të krahasohet me databazën e PS-së
Në lidhje me hetimet ka folur edhe vetë kreu i SPAK, Arben Kraja, i cili tha se së shpejti do të ketë një përgjigje.
"Kanë filluar verifikimet dhe do të ketë përgjigje patjetër."
Ndërkohë tri ditë pas publikimit të të dhënave të qytetarëve Komisioneri për Mbrojtjen e të dhënave Personale reagoi duke thënë se ka nisur verifikimet.
Sipas zëdhënësit të këtij institucioni që prej datës 1 janar 2021 zyrës së komisionerit i janë drejtuar vetëm dy ankesa nga qytetarët që kanë si objekt thirrjet e pa kërkuara telefonike në kuadër të fushatës zgjedhore.
"Po bëhen të gjitha verifikimet e nevojshme ligjore për vlerësimin zyrtar të dokumentacionit, informacionit apo provave të nevojshme për shqyrtimin eventual administrativ të rastit."
Për të dyja rastet mësohet se po kryhen procedurat përkatëse ligjore në kuadër të hetimit administrativ.