Rama sulmon opozitën: Janë gati të djegin Shqipërinë

Kryeministri Rama gjatë takimit të tij në Prrenjas nuk ka lënë pa sulmuar opozitën.

Sipas tij,Partia  Socialiste nuk e do Shqipërinë për pushtetin, por do që pushteti të jetë për shqiptarët.

Rama thotë se opozita është gati të djegë Shqipërinë nga e para.

Rama:"Ata e duan Shqipërinë për pushtetin, kur nuk kanë pushtetin ata nuk lënë dy gurë bashkë. Kur nuk kanë pushtetin, ata janë gati ta djegin Shqipërinë nga e para dhe i kemi parë sa rrëmuja, i keni parë sa sherre, sa shfaqje të dhunshme dhe të shëmtuara kanë dhënë në gjithë këto vite dhe pse tani në fund i kanë thënë dhëndrit ti vetëm buzëqesh dhe premto se pastaj po e more nusen ti do shkosh te shtëpia të flesh gjumë, se e dimë ne  çfarë i bëjmë plaçkës.

Lexo edhe: Rama për universitetin: Fëmijën e një çobani nuk e parakalon dot fëmija i një deputeti nëse nuk e meriton

Ndërkohë që është e paimagjinueshme të biesh pre e kësaj loje e cila duket 1 mijë kilometra larg. Ne nuk e duam Shqipërinë për pushtetin, ne duam që pushteti të jetë për Shqipërinë, ne duam që shteti të jetë për shqiptarët. Ne kemi bërë jo sa kemi dashur, por sa kemi mundur, po ama çdo gjë që kemi mundur s'e kemi lënë pa bërë."

Lexo edhe: Rama në Prrenjas: Në mandatin e tretë do të shkojmë mbi 1 miliardë eksporte bujqësore