Bushati: Shqiptarët ikin se ka kërkesë, arsimi i lartë në Shqipëri është gati për Gjermaninë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Prill 2021, 22:29
Në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, deputeti i PS-së Ervin Bushati u shpreh se sot shqiptarët kanë një jetë më të mirë se sa 8 vite më parë.
Bushati: Sot shqiptarët kanë një jetë më të mirë se sa 8 vite më parë. Për sa kohë ka kërkesë më të lartë për disa degë dhe do të ketë pagesë më të lartë, njerëzit do të ikin. Kjo mbyll edhe argumentin se a ka shkollat të mira në vendin tonë.
Për derisa i marrin gjermanët me të lartë, arsimi i lartë në Shqipëri është gati për Gjermaninë. Rreth 30% e mjekëve dhe inxhinierëve në gjermani janë nga Serbia dhe Bosnja, sepse këtu e kanë hapur tenderin për të thithur njerëzit. Ne nuk jemi këtu në një vend të mbyllur.