"Po na përgjojnë për vota" Qytetarët të shqetësuar: Ata dinë sa lekë ke, madje sa dashnore ke”
Gjurmimi i zgjedhësve nëpërmjet sms dhe thirrjeve në celularët private të tyre, është tendenca që po përdoret nga stafet elektorale të partive politike për hartimin e një regjistri paraprak, i cili i siguron atyre projesionin për votën e 25 Prillit.
Lexo edhe- Databaza e votave, Meta: Skandaloze, po shantazhohen votuesit, SPAK të hetojë
Me nisjen e fushatës elektorale mesazhet dhe telefonatat e përdorura për qëllime politike, janë të shumta. Qytetarët shprehen të shqetësuar në lidhje me këtë çështje.
“Të gjithë na kanë marrë, na e kanë sjellë në majë të hundës” thotë një qytetar.
“Vijnë sat ë duash, ca nga PS ca nga PD ca nga OJF” thonë të tjetër.
Ngrenë dyshime se po u përdoren të dhënat personale që kanë dorëzuar në portalin e-Albania, gjatë pandemisë kur kishin nevoje për ndihmë.
“Po keqpërdorin të dhënat që kemi dhënë ne në e-albania” tregon një qytetar.
Kjo strategji sipas tyre nuk është e duhura.
“Ata kot marrin se ne e kemi vendosur kë do të votojmë”
Ka dhe nga ata qe ndihen si në përgjim.
“Dinë numrin. Ata dinë sa lekë ke, madje sa dashnore ke”
PS keqpërdor të dhënat e qytetarëve në e-Albania, SPAK nis hetimet