Basha: Do rimbursojmë familjet e prekura nda Covid-19

"Si asnjëherë në histori janë bërë dhe listat e farmacive kapicë," tha Basha.

Kjo ishte një nga ankesat e paraqitura të kryetari i PD Lulzim Basha në takimet që ai zhvilloi në tiranë.

Në bashkëbisedim me mbështetësit ai risolli në vëmendje paketën e ndihmës për familjet e prekura apo që kanë kaluar koronavirusin.

"E domosdoshme të rimbursojmë familjet që janë goditur nga Covid. Ndaj po përgatisim një paketë për rimbursimin e tyre," tha Basha.

Në bashkëbisedimin me gratë profesioniste kryedemokrati e konsideroi mandatin 8 vjeçar të Ramës si të dështuar.

Madje qeverisjen Rama, Basha e krahason si të njëjtë me diktaturën komuniste.

"Si mund të vijë dikush që e ka jetuar edhe më shumë dhe t'i kthejë të njëjtën frymë patetizmi, të njëjtën retorikë pa asnjë rezultat, kjo për mua është e pashpjegueshme," vazhdoi Basha.

Kryedemokrati solli në vëmendje se pas ndryshimit të pushtetit ekonomia do të ketë më shumë frymëmarrje, prej uljes së taksave dhe rritjes së cilësisë së shërbimeve.