Kukës/ Tregu i gjësë së gjallë bosh "Nuk ka populli lekë"

Para disa vitesh tregu i gjësë së gjallë në Kukës, ishte i mbushur. Çdo të dielë banorët e ktyre zonave shisnin e blinin bageti.

Por, fundjavën që lam pas, vetëm disa krerë ndodheshin në këtë treg.

 Blegtorët nga Hasi dhe Kukesi thonë se mungesa e fuqisë blerse, dhe emigrimi masiv i të rinjve kanë bërë që ata të ulin ndjeshëm numrin ne bagëtive.

“Nuk ka më kanë ikur të gjithë në kurbet. Nuk ka shitje. Nuk ka populli lekë”

Edhe pse produktet e mishit të zones se Kukësit, janë me cilesi të larte për shkak të pozitës gjeografike, duket se ne keto ane nuk do te kete me bageti.

Ligji për shërbimin Veterinar përcakton se në hyrje të tregut të gjësë së gjallë duhet të ketë edhe një punonjes, i cili kontrollon çertifikatat, dhe kryen regjistrimet por një shërbim i tillë mungon.”