Rama në Gramsh: Nuk ka forca të tjera që mund ta bëjnë Shqipërinë të ardhmen tonë

Afrimi i datës së zgjedhjeve duket se e ka bërë kryetarin e PS që të përqendrojë vëmendjen te kundërshtari i tij kryesor Lulzim Basha.

Në takimin me të rinjtë e Gramshit, paraditen e sotme, Rama nuk mori në analizë programin e demokratëve, por solli në vëmendje qeverisjen e parë të Berishës.

"Shqiptarët rendën pas Sudes, pas Xhaferrit dhe e paguan shumë shtrenjtë," thotë Rama.

Duke shigjetuar kreun e PD, Rama shprehet se sfidat nuk përballohen duke fjetur gjumë.

Nga ana tjetër kreu i socialistëve pikë të fortë në fushatë është duke konsideruar vaksinimin, por edhe rindërtimin.

"Sot Shqipëria është në fashën më të lartë të klasifikimit për vaksinim. Ne nuk i kemi ndarë familjet e goditura në majtas dhe djathtas, ne nuk kemi shikuar se si t'i çojmë në shtëpi socialistët duke i lënë demokratët në tenda," thotë kryeministri.

Në takimin me të rinjtë e Gramshit, kryeministri Edi Rama foli me superlativa për forcën politike që ai drejton, Partinë Socialiste.

Sipas Ramës, Shqipëria mund të ndërtohet vetëm nga PS dhe nga asnjë forcë tjetër politike dhe se askush tjetër mund ta bëjë Shqipërinë kampione të Ballkanit në turizëm dhe agroturizëm.

Edi Rama: Këtë luftë e fiton vetëm kjo shumicë qeverisëse, harrojeni se me ata të tjerët do të vazhdojnë gjërat siç vazhdon me të dyja frontet dhe rindërtimi do të kryhet siç po e kryejmë e do e kryejmë deri në fund.

Harrojeni se Shqipëria që po ndërtojmë ne me shumë mund, mund të ndërtohet nga një tjetër forcë. Nuk ka forca të tjera që mund ta bëjnë Shqipërinë të ardhmen tonë. Mund ta bëjmë Shqipërinë kampione të Ballkanit në turizëm dhe agroturizëm.

Lexo edhe: Rama me të rinjtë në Gramsh: Sa më lart të ngjitesh, aq më e vështirë bëhet ngjitja. Mendja të thotë “ndalu”

https://youtu.be/-oO2nol5GJ4