"Vlora ja ka bërë gjithmonë fora", Meta mesazh Ramës: Ta kanë bërë dhomën gati

Në një deklaratë për mediat nga qyteti i Pogradecit, Presidenti i Republikës Ilir Meta nuk ka kursyer sulmet ndaj kryeministrit Edi Rama, drejtuesit politik të PS në qarkun e Vlorës, Damian Gjiknuri dhe nënkryetarit të bashkisë Vlorë Afrim Qëndro.

Sipas Metës, Gjiknuri dhe Qëndro duhej të ishin sot në burg, ndërsa dha edhe një mesazh për kreun e qeverisë se, e ka gati dhomën në Spitalin Psikiatrik të qytetit bregdetar.

Lexo edhe: Në Vlorë deri me 26 prill, Meta: Nëse Rama dhe ‘tërmeti’ mendojnë se do ta bëjnë si në Dibër e Shijak, Zoti i ruajtë!

“Vlora u provokua mjaft rëndë para pak ditësh. Kemi vënë re nga gjoja një bisedë telefonike, një shaka pa kripë, ku porositej njeriu që duhej të ishte në burg për shkak të manipulimit të zgjedhjeve në Dibër, që ti bënte edhe një tërmet Vlorës.

Lexo edhe: Pas Dibrës, Rama i kërkon tërmet edhe në Vlorë/ Gjiknuri: Mezi po pres ta them dhe një herë…

Për ti bërë tërmetin Vlorës kanë gjetur një bandit si Afrim Qëndro, që duhej të ishte në burg për çështjen e Astirit, e kanë çuar atje. Kontrollon bashkinë, kontrollon çdo tender, kontrollon çdo punësim, kontrollon çdo person në kërkim. Kontrollon gjithçka me qëllim që të dhunojnë vlonjatët, të ndrydhin vlonjatët dhe të shtypin vlonjatët. Kjo gjë është e pamundur të ndodhë. Sepse Vlora ja ka bërë gjithmonë fora.

Zotëria, të jetë i sigurtë, se në çdo rast, ia kanë bërë dhomën gati”.

Lexo edhe: Akuzat për Rinasin, Meta: Rama, një individ i certifikuar prej kohësh për çregullimet e tij

/a.r,OraNews