Akuzat për Rinasin, Meta: Rama, një individ i certifikuar prej kohësh për çregullimet e tij

Gjatë prononcimit për mediat nga qyteti i Pogradecit, Presidenti i Republikës Ilir Meta u pyet nga gazetarët edhe lidhur me akuzat e kryeministrit Edi Rama, sipas të cilit, pas grevës së kontrollorëve në Rinas qëndronte ai dhe ish kryeministri Sali Berisha me qëllim arritjen e një grushti shtetit.

Lexo edhe: Përplasja e re “Aeroporti i Rinasit”, Rama e akuzon për grusht shteti, Meta: Thirri mendjes

Teksa e quajti Ramën person të çertifikuar për çrregullime mendore, Meta i quajti këto akuza marrëzira që sipas tij do të marrin fund më 25 prill, raporton Ora News.

“Nuk jam këtu për tu marrë me marrëzitë e një individi të certifikuar prej kohësh për çregullimet e tij.   Këto janë çmenduri që vetëm një i marrë mund ti thotë. Ashtu sikundër edhe lajmet që shpërndante vetë nëpër media ushtria kishte marrë kontrollin e kullës me qëllim frikësimin e qytetarëve dhe krijimin e një imazhi të papranueshëm për vendin.

Shqiptarët kanë duruar 8 vjet marrëzi të tilla. Do të durojmë marrëzi të tjera edhe me intensitet më të lartë në ditët që vijnë por fundi i marrëzisë është 25 prilli”, u shpreh Meta.

/a.r,OraNews