Sherr me thika mes shokëve në pazarin e vjetër të Gjirokastrës, vdes në spital 60 vjeçari

Një sherr banal mes dy shokëve në Gjirokastër, ka përfunduar me një viktimë.

Ka qenë 57 vjeçari Afrim Nazifi, i cili ka goditur mbi 5 here me thikë mikun e tij Ilir Muça.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e së hënës në Pazarin e Vjetër në Gjirokastër, ndërsa sipas informacioneve të para gjithçka ka nisur pas një sherri banal, ku të dy personat kanë nisur duke u sharë me njëri-tjetrin.

Pas këtij sherri verbal që mësohet të ketë zgjatur disa minuta, Nazifi ka goditur disa herë me thikë Muçën.
60-vjeçari Muça është transportuar menjëherë në spitalin e Gjirokastrës, por ai ka ndërruar jetë pak orë më pas, pasi goditjet me thikë i kishin prekur mëlçinë.

Ndërkohë bëhet e ditur se autori i kësaj ngjarje të rëndë është arrestuar, ndërsa pritet që Prokuroria të ngrejë ndaj tij akuzën e vrasjes.