Komiteti i Ekspertëve: Zgjatet "ora policore" deri në 22:00, rikthehen fluturimet me Britaninë e Madhe

Komiteti Teknik i Ekspertëve, i mbledhur mesditën e sotme, ka vendosur ndryshim të masës policore, duke e shtyrë atë nga ora 20:00 në 22:00.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se zgjatet ora e qarkullimit nga 20:00 deri në orën 22:00.

“Në vlerësim të situatës së 6 javëve të fundit, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur zgjatjen e orës së qarkullimit të qytetarëve deri në orën 22:00 të mbrëmjes, duke filluar nga dita e nesërme, datë 12 Prill. Po kështu, aktivitetin e bareve dhe restoranteve do të jenë të hapura deri në orën 22:00. Do të vijojë të mbeten në fuqi të gjitha masat e orës police nga ora 22:00- 06:00 të mengjesit. Gjithashtu duke marrë në konsideratë përmirësimin e ndjeshëm të situatës së epidemisë në Mbretërinë e Bashkuar, një shtet i cili ka pasur një ecuri shembullore sa i përket vaksinimit, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka propozuar rihapjen e fluturimeve me këtë shtet“, deklaroi Manastirliu.

Duke bërë me dije se lehtësimet po vijnë si rezultat i situatës po edhe të muajit të shenjtë të Ramazanit, Manastirliu u ka bërë apel qytetarëve të vijojnë zbatimin e masave anti-COVID.

"Më duhet të shtoj se kemi patur një tjetër arsye që na ka motivuar në vendimin tonë. Lehtësimi i argjerimit për besimtarët myslimanë, në muajin e shenjtë të Ramazanit, që nis në datën 13 Prill. Duke uruar një muaj sa më të lehtë dhe të mbarë, dëshiroj të përsëris thirrjen time që të mbajmë parasysh dhe mos neglizhojmë asnjë moment masat anticovid: distancimi, maskën, higjenën”, shtoi ministrja.

VENDIMET E SOTME

  1. Zgjatet orari policor deri në 22:00 deri në 06:00, duke nga nesër 12 prill
  2. Zgjatet me dy orë aktiviteti i bareve dhe restoranteve 
  3. Rihapen fluturimet me Britaninë e Madhe.

12:12 - Komiteti i Teknik i Ekspertëve ka dalë në një konferencë për shtyp, teksa pritet vendimi i tyre nëse do të ketë apo jo lehtësim të masave anti-COVID gjatë muajit të Ramazanit, që fillon këtë të martë.

Më herëtë, kryeministri Edi Rama bëri me dije se mund të ketë një zgjerim të fashës orare gjatë muajit të shenjtë për besimtarët myslimanë.

Ai tha se i ka bërë një kërkesë Komitetit Teknik për shtyrje të orës policore deri në orën 22:00, por kërkoi gjithashtu edhe shtim të kujdesit.

Ditët e fundit kemi patur ulje të rasteve të reja dhe viktimave, ndërsa nga nisja e pandemisë Shqipëria numëron 128155 të infektuar dhe 2310 viktima.

https://youtu.be/yo7atdx31sw