Veprime të turpshme ndaj një shtetasje, arrestohet 73 vjeçari në Kamëz
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Prill 2021, 10:17
Një 73-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Tiranë, i akuzuar për ngacmim seksual.
Më datë 10.04.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin M. F., 73 vjeç, pasi në “Bulevardin Blu” Kamëz, ka kryer veprime dhe sjellje me natyrë seksuale, ndaj një shtetaseje.
Materialet i kaluan Prokurorisë, së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.