Kishte kultivuar 625 bimë narkotike në serë, vihet në pranga 40-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Prill 2021, 09:21
Një 40-vjeçar është arrestuar ditën e sotme pasi dyshohet se kishte kultivuar bimë narkotike.
Policia bën me dije se në pranga ka rënë Afrim Abdija., banues në fshatin Kosmaç, Vau i Dejës.
Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të territorit në fshatin Kosmaç. Abdija kishte kultivua në serë mes domateve e prodhimeve të tjera 625 bimë narkotike.
Policia gjeti të kultivuara bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.