EMRI/ E godet me thikë, 44-vjeçarja vret vjehrrën në Maqellarë
Krimi në familje goditi këtë herë në Dibër.
44 vjeçarja Miranda Markja vrau me thikë vjehrrën 74 vjeçare në banesën e familjes në fshatin Burim të Maqellarës.
Sipas policisë ajo qëlloi disa herë me thikë të moshuarën Nazmije Markja duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Ngjarja u shënua në pasditen e së shtunës, por autorja e dyshuar e mbajti të fshehur për 6 orë krimin duke përfituar edhe nga mungesa e bashkëshortit në shtëpi.
Ka qenë ku i fundit që kur është rikthyer në banesë ka lajmëruar policinë që më pas vuri në pranga 44 vjeçaren.
Në dëshminë e parë në polici, Miranda Markja mësohet se ka pranuar krimin duke dëshmuar se kishte pasur konflikte të vazhdueshme me vjehrrën.
Fqinjët tregojnë se u njoftuan që në mbrëmje për vdekjen e të moshuarës, por e mësuan vetëm përmes medias se ajo ishte vrarë.
"Ne s'kemi ditur gjë, policia ka qenë mbrëmë sipas të thënave," thotë fqinji.
Vrasja në Dibër ishte krimi i dytë në familje në harkun e 24 orëve.
Të shtunën një grua u vra në Kavajë nga bashkëshorti i saj i cili më pas kreu vetëvrasje në një ngjarja tragjike që sipas të dhënave kishte si shkak xhelozinë.