Zjarrëfikësi HERO shpëton foshnjën nga zjarri në Tiranë

Emocionues ka qenë momenti kur një zjarrëfikës, ka shpëtuar një foshnje dhe e ka nxjerr, gjatë evakuuimit të banorëve të pallatit që u përfshi mëngjesin e ditës së sotme pranë zonës së Freskut.

Siç shihet në fotot e siguruara nga Ora News, zjarrëfikësi shihet teksa mban në krah foshnjën, ndërkohë që zbret nga shkallët e emergjncës.

Gjesti i tij prej heroi ka mahnitur edhe qytetarët që ndodheshin jashtë pallatit.

Zjarri ka përfshirë mëngjesin e sotëm garazhdin e një pallati. Ngjarja ka ndodhur në rrugën 'Fadil Deliu,' pranë zonës së Freskut. Policia mbërriti në vendngjarje dhe po punon për evakuimin e banorëve dhe neutralizimin e zjarrit.

Lexo edhe: Zjarr në garazhdin e pallatit në Tiranë