Tjetër ftesë/ Basha-Ramës: Je trim në ekran, por kur të ftoj në debat ke frikë

Kryetari i Partisë Demokratikre Lulzim Basha gjatë një takimi elektoral në Burrel, përsëriti ftesën e tij për një debat televiziv me kryeministrin Edi Rama.

Sipas Bashës, Rama bëhet trim në ekra ku shan dhe përbalt këdo por kur vjen puna te debati hesht.

Lulzim Basha: “Shmang edhe debatin, që ju e dini, këtu në Mat keni disa fjalë të urta për trimërinë e burrave. Zgjuarsinë pas Kuvendit dhe trimërinë pas lufte. Trim në ekran duke sharë dhe përbaltur këdo, sigurisht preferencë ka opozitën, por nuk ja kursen akujt që i del përpara, por kur e ftoj në debat e qep gojën, ka frikë nga debati. Unë nuk e ftoj për veten time se nuk më merr malli të bëj debat me të, por në një vend demokratik është detyrim ndaj qytetarëve debati, e ke detyrim të thuash cfarë bëre 8 vite me pushtetin, ashtu sikur unë e kam detyrim të them çfarë kam në plan për qeverisjen”.

Lexo edhe: Basha me gratë në Burrel: Në 8 vite Rama i keqpërdori ato si makijazh! Ne do i paguajmë njësoj si burrat