“100 dështimet e Ramës”, Basha: Banka për zhvillimin rural është një tjetër premtim i pambajtur i qeverisë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një video që ka publikuar në rrjetet sociale, ka ndarë sipas tij një tjetër dështim të kryeministrit Edi Rama.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Basha shkruan se Rama nuk e ka mbajtur premtimin për krijimin e një banke në dobi të zhvillimit bujqësor.

“13 ditë deri më 25 prill. 100 dështimet e Ramës në 8 vite. A e mbajti Edi Rama premtimin për krijimin e një banke në dobi të zhvillimit bujqësor? Përgjigja; Jo.

Banka për Zhvillim Rural është një tjetër premtim i pambajtur i Edi Ramës.”, thuhet në postim.