Mbi litar, pakistanezi dhuron spektakël mbi lumin Gjanica

Një shtetas i huaj ka dhënë spektakël mbi një litar te lidhur ne dy brigjet e lumit Gjanica .

Shtetasi i huaj mendohet se është Pakistanez ,ishte i vetëm dhe me anë të një litari të lidhur në të dyja anët e mbrojtëseve të Gjanicës ka marrë për disa minuta vëmendjen e shumë qytetarëve.

I veshur me rrobat e trupit dhe pa asnjë masë mbrojtëse ai  ka qëndruar rreth 15 minuta duke dhuruar këtë spektakël akrobacie për të gjithë qytetarët fierakë.