"Kryevepra e babëzisë"/ Meta poston foto nga rruga e shembur në Borsh: Llogaridhënia nis që më 26 Prill
Teksa ndodhet në jug të vendit, Presidenti i Republikës Ilir Meta është ndalur edhe në hyrje të Borshit aty ku prej jaavësh rruga vijon të jetë e shembur.
Sipas kreut të shtetit, kjo është një nga kryeveprat e babëzisë, ndërsa paralajmëron se llogaridhënia nis që në mëngjesin e 26 Prillit.
Ilir Meta: Në një nga kryeveprat e babëzisë. 25 Prilli, referendum kundër korrupsionit!Llogaridhënia nis, që në mëngjesin e 26 Prillit.
Lexo edhe: Çahet rruga në hyrje të Borshit
Pjesa e shembur është pjesë e aksit rrugor Qafë e Llogarasë-Sarandë, në lagjen Vonja të Borshit
Rruga që ka kushtuar miliona euro nga taksat e qytetarëve, është ndërtuar dhe duhet të mirëmbahet nga “Salillari”.
Siç duket, ky segment i rinovuar, nuk e nxori dimrin e parë, duke ngritur dyshime për cilësinë e punimeve në aksin që dyndet nga lëvizja e automjeteve përgjatë bregdetit gjatë sezonit turistik, por jo vetëm.
/a.r,OraNews