Ish-të përndjekurit politikë paralajmërojnë për grevë

Pashuk Gjergji, Ido Pashai, Ilir Çullhai dhe Huanito Martini janë përjashtuar nga marrja e dëshmpërblimit për vitet e burgut që kanë kryer gjatë periudhës komuniste.

Për këtë arsye të premten ata paralajmëruar nisjen e grevës së urisë.

"Më kanë mbytur, nuk kam çfarë të bëj më. Shteti më ka vënë shqelmin në grykë. Jam 63-vjeç, po nuk gëzova tani kur do të gëzoj? Do të mi japin paratë kur të vdes?"

"Jemi përjashtuar me ligjin famëkeq të 2007-2009 nga komisioni tre palësh, kërkojmë krijimin e një komisionin  ad-hoc për trajtimin e këtyre kategorive që janë përjashtuar padrejtësisht".

Thonë se vijojnë të jenë të diskriminuar dhe të përndjekur edhe në këto vite demokracie. Heqja e shpërblimit financiar për vuajtjet në regjim i detyron të jetojnë në kushte të vështira ekonomike.

"Të kemi një pension ashtu siç përfitiojnë të tjerët. Kërkojmë vlerësimin e krimeve të komunizimit si krime kundër njerëzimit."

Policia e shteti ua refuzoi kërkesën për zhvillimin e grevës ndërsa Instituti i ish-të Përndjekurve nuk ua hapi derën për të hyrë brenda ashtu siç ata kishin parashikuar.

Kërkesat

-Shoqata Qëndresa e Rezistenca e të burgosurve Persekutuarve e Trashgimtarëve të Shqipërisë kërkon me anë të kësaj greve:

-Ndryshimin dhe përmirësimin e ligjit që përjashton persekuton e diskriminon qindra të burgosur politike. Përfshirja e letrave me vlerë me dëmshpërblim finance

-Kthimi i parave të mbajtura në faturën e dëmshpërblimit nga përfitimi falas i banesave nga shteti për kategorinë tonë.

-Kompensim fizik e material të pasurive të konfiskuara, pronat e tokat bujqësore të grabitura nga diktatura e ligjit 7501.

-Njohja me projektligji dhe Vlerësim i punës së papaguar të të gjithë dënuarve dhe të persekutuarve politikë. Status të veçantë paketë ligjesh për pensione duke u dëmshpërblyer të gjithë të dënuarit pa avokat mbrojtjeje.

-Financa të ligjeruara për sëmundje prefesionale të fituar dhe trashëguara nga puna e rëndë e me pasoja në miniera këneta.

-Vlerësimi i krimimeve të Komunizmit si krime kundra njerëzimit, në përputhje me praktika ndërkombëtare  të shteteve ish-komuniste.

-Të gjykohen e të dënohen persekutorët e të përjashtohen nga të gjithë funksionet publike qëndrore dhe lokale.