"1 në 4 të rinj as në shkollë e as në punë"/ Meta: 25 Prilli, referendum kombëtar kundër shpopullimit
Presidenti i Republikës Ilir Meta i rikthehet edhe njël herë shqetësimit të largimit të të rinjve dhe shpopullimit të vendit.
Teksa i referohet shifrave të vetë INSTAT, kreu i shtetit e quan këtë fenomen një dramë të madhe për familjen shqiptare.
Ndaj, ai bën thirrje që zgjedhjet e 25 Prillit të shndërrohen në një referendum kombëtar për frenimin e shpopullimit të vendit.
Ilir Meta: Mbyllja e perspektivës për të rinjtë është rrënja e shpopullimit të Shqipërisë.Vendi ynë ka treguesit më të lartë të mosarsimimit dhe të mospunësimit të rinisë në Europë dhe në rajon.
Sipas INSTAT më shumë se 1 në 4 të rinj të grupmoshës 15 - 24 vjeç nuk janë as në shkollë dhe as në punë. Një dramë e vërtetë për familjet shqiptare, ndërkohë që në Europë dhe përafërsisht edhe në rajon vetëm 1 në 10 veta të kësaj grupmoshe nuk i përkasin kësaj kategorie.
Për këtë arsye 25 prilli është referendum kombëtar, për çeljen e perspektivës për brezin e ri dhe frenimin e shpopullimit të vendit.