Delvinë, rrugët në mëshirë të fatit, qytetarët: Hapën gropat dhe ikën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Prill 2021, 14:18
Pas rehabilitimit të ujësjellësit, rrugët e Delvinës kanë mbetur të shkatërruara.
Punimet të cilat zgjatën nga nëntori i 2019 deri në tetor të 2020, kanë krijuar vështirësi për banorët.
"E kanë bllokuar dhe uji shkon në xhade."
Gropat e mëdha në mes të rrugës janë evidente në të gjithë qytetin.
Firma kontraktore Strabag Ag nuk u kujdes për rehabilitimin e rrugëve urbane pas përfundimit të punimeve të ujësjellësit.
"Këta gërmuan këtu sot dhe e lanë gjysmën e gropës dhe ikin."
Qytetarët e Delvinës kanë humbur besimin tek investimet serioze në qytetin e tyre.
"Nuk besoj tek këta, se qenë mbushur gropat, ata ikën."
"Tani nuk punon njeri nga bashkia."
Ditët e fundit, në disa pjesë të qytetit gropat janë mbushur me çakull elektoral.
